22:00, 10 Korrik 2020

Gjatë ditës së sotme, udhëheqësit e KRU “Prishtina” ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, ushtruesi i detyrës së zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit teknik Lumnije Zeka mbajtën takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, me drejtorin e NJPMNP ( Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike) Besnik Krasniqi.

Temë kryesore e takimit të sotëm ishte çështja e fillimit të procedurave për lansimin e projektit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetin e Prishtinës me rrethinë, njofton Klan Kosova.

“Në këtë takim tejet të rëndësishëm, u diskutuan edhe tema të tjera për projektet infrastrukturore në veçanti për rrjetat e ujit dhe ujërave të ndotura që po ndërtohen me donator të ndryshëm në zonën e shërbimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ sh.a”.

“Përgjatë diskutimeve kishte dakordim që të përshpejtohen dhe avancohen tutje procedurat që mundësojnë lansimin e procedurës tenderuese për parakualifikim për shërbimet konsulente rreth projektit më madhor në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë