9:29, 19 Nëntor 2019

Lulzim Basha dhe aleatët kanë hyrë nga dyer të ndryshme mëngjesin e sotëm në Presidencë.

Presidenti Ilir Meta i ka ftuar partitë opozitare jashtëparlamentare për të diskutuar mbi “situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi”, siç ai shprehej në letrën e dërguar para pak ditësh.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”, thuhej në letrën e dërguar tre ditë më parë.

Basha dhe krerët e partive aleate kanë zgjedhur të hyjnë të ndarë në selinë e kreut të shtetit – kryeopozitari nga dera kryesore dhe aleatët nga pas.

Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohet në këtë takim nga Petrit Vasili dhe jo nga kryetarja Monika Kryemadhi e cila është edhe bashkëshortja e presidentit./ TCh

Konkurs Pune

Lexo më shumë