Disick ndryshohet nga rehabilitimi NULL NULL 13.11.2015 18:00 13.11.2015 18:00 Scott Disick është një njeri ndryshe falë rehabilitimit, dhe Kardashianët po e pëlqejnë këtë aq shumë sa Kourtney nuk e ka mbyllur plotësisht derën e pajtimit, transmeton Klan Kosova. Raportohet se Scott e ka kaluar një pjesë të kohës me fëmijët e tij dhe disa nga anëtarët e familjes Kardashian të mërkurën mbrëma, dhe është dukur njeri krejtësisht i ri. Burimet e TMZ-së kanë thënë se ai ka qenë “mrekullueshëm” që nga regjistrimi në rehabilitim gjatë muajit të kaluar, dhe tani po merr pushim nga një ditë për t’i parë fëmijët e tij. Duke u bazuar nga kjo, Kourtney mund të jetë ende e hapur për t’i rregulluar gjërat. Është thënë se atij do t’i duhet kohë e gjatë për ta dëshmuar veten sërish, por martesa e tyre zyrtarisht nuk ka përfunduar ende. Menjëherë pasi është takuar me familjen e tij, Disick dukej shëndetshëm dhe i freskuar rreth Malibusë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.