Disa nxënës të shkollës "Qamil Batalli" pastrojnë një pjesë rreth Liqenit të Badocit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa nxënës të shkollës “Qamil Batalli” pastrojnë një pjesë rreth Liqenit të Badocit (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 11.05.2023 18:13

Nxënësit e klasave të 5-ta të shkollës “Qamil Batalli” të kryeqytetit, të enjten pastruan ambientin rreth Liqenit të Badocit.

Të njëjtit mblodhën mbeturinat si dhe lanë mesazhe për mirëmbajtje të asaj zone për këdo që e viziton.

Këshillat për mbrojtjen e ambientit u tha se janë të nevojshme të jepen qysh në fëmijëri, derisa kështu të ngritet edhe vetëdija e tyre e bartja më pas edhe tek gjeneratat tjera, njofton Klan Kosova.

Ky aktivitet u bë në kuadër të lëndës zgjedhore të një projekti ndërkombëtar, që pikësynim ka mbrojtjen e ambientit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.