Disa nga përbërësit e kujdesit të lëkurës të cilët s’duhet të keni frikë t’i përdorni NULL NULL 22.01.2022 13:31 22.01.2022 13:31 Kujdesi i vazhdueshëm është mënyra e vetme për të garantuar shëndetin e lëkurës suaj. Procesi i ushqyerjes së lëkurës është një rutinë dhe ndryshon nga lloji i lëkurës dhe shqetësimet që kemi në lidhje me të. Fjala “kimike” përdoret kryesisht me një konotacion negativ, por nuk ka arsye për t’u frikësuar nga kimikatet në përbërësit e kujdesit të lëkurës, këtë e kanë thënë dermatologët. As përbërësit me aroma, nuk janë të dëmshëm, përjashtuar rastet e personave që kanë alergji, transmeton Klankosova.tv. Parabenët janë ruajtës shumë efektivë për produktet e kujdesit të lëkurës, gjë që siguron që formulimi i tyre të qëndrojë i paprekur për një kohë të gjatë. Ata kanë një potencial për të shkaktuar acarim, por përqindja është shumë e ulët, shumica e njerëzve i tolerojnë produktet me paraben pa asnjë problem. Filtra kimikë kundër diellit ndahen në dy kategori: kimike dhe fizike ose minerale. “Fjala “kimike” nuk duhet t’iu frikësojë as në kremrat kundër diellit pasi filtrat kimikë ofrojnë mbulim të mirë të spektrit të gjerë kundër rrezeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.