Disa metoda efektive natyrore për flokë të gjatë dhe plot shkëlqim

Disa metoda efektive natyrore për flokë të gjatë dhe plot shkëlqim

NULL NULL
1 month më parë

Aspekti më i rëndësishëm i përmirësimit të rritjes së flokëve është t’i kushtoni vëmendje dietës suaj, thonë ekspertët. Kjo dietë duhet të përmbajë proteina, vitamina dhe minerale adekuate si hekur dhe zink.

Vitamina B7, e njohur edhe si biotin, është po ashtu shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve. Vitamina B7 gjenden në të verdhën e vezës, avokadon, bajamet, lulelakrën, kërpudhat dhe patatet e ëmbla.

Hani një tas të vogël me filiz çdo ditë, pasi përmban aminoacide, të cilat nxisin rritjen e flokëve të shëndetshëm, përcjell Klankosova.tv

Ekspertët sjellin edhe disa këshilla bukurie për të pasur flokë të shëndetshëm:

Aplikoni qumësht kokosi në flokë. Lëreni brenda natës dhe pastaj në mëngjes i lani.

Lëngu i qepës i aplikuar në lëkurën e kokës thuhet se ndihmon në rritjen e flokëve pasi qepët kanë squfur.

Edhe pasta e bërë nga gjethe kerri me kos ndihmon në përmirësimin e strukturës dhe rritjen e flokëve.

Rrihni një vezë me dy lugë vaj susami. Aplikojeni në flokë dhe mbështillni një peshqir të nxehtë për 10 minuta.

Dy herë në javë, shtoni vaj kokosi në gjethet e freskëta të kerri dhe ziejini derisa të formohet një mbetje e zezë. Ftoheni përzierjen dhe aplikojeni mbetjen në lëkurën e kokës. Mbajeni për një orë dhe më pas lajeni.

Përveç proteinave, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme të merrni edhe vitaminë C, acide yndyrore Omega 3 dhe hekur në dietën tuaj të rregullt.