Disa këshilla për të shijuar seksin në moshën e mesme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa këshilla për të shijuar seksin në moshën e mesme

NULL NULL
25.04.2023 11:07
Keshilla seksuale

Nga epshi i ulët te thatësia vaginale dhe më pak fleksibilitet, menopauza mund të sjellë shumë ndryshime në moshën e mesme për gratë.

Prandaj, farmacistja Claire Nevinson, ka ndarw këshillat e saj kryesore për të qëndruar pranë partnerit tuaj.

Flisni

Mos prisni që partneri juaj të marrë me mend se si ndiheni. Mund të duket e sikletshme, por bisedoni me ta sinqerisht për mënyrën se si ndiheni dhe dëgjoni përgjigjen e tyre pasi kjo mund t’ju afrojë.

Ndryshoni pritjet tuaja

Pranoni se ju, situata juaj dhe trupi juaj janë të gjithë të ndryshëm tani. Provoni pozicione më të rehatshme, më të buta ose gjeni mënyra të tjera për të qenë intim.

Konsideroni përdorimin e produkteve

Tharja vaginale është një simptomë e zakonshme e menopauzës, por produkte të tilla si lubrifikantët me bazë uji dhe kremrat hidratues vaginal mund të ndihmojnë, transmeton Klankosova.tv.