Disa fotografi të komunitetit Afro-shqiptar në Mal të Zi NULL NULL 14.02.2019 14:51 14.02.2019 14:51 Disa fotografi interesante që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, shfaqin momente të shkrepura të një komuniteti të veçantë që ka jetuar në Ulqin të Malit të Zi. Gjatë shekullit të 16-të, Ulqini ishte bërë qendër për shit-blerjen e skllevërve që transportoheshin nga Afrika e largët, transmeton Klan Kosova. Një numër i konsiderueshëm i tyre ishin kapur nga piratët lokalë në brigjet e Italisë dhe Dalmacisë, por edhe nga pjesët e tjera të Perandorisë Osmane. Mirëpo kur skllevërve më në fund iu dha liria, ata u integruan në shoqëri dhe u bënë si çdo qytetarë tjetër. Shumë shpejt ata filluan të flasin shqip dhe t’i veshin rrobat tradicionale të shqiptarëve në mënyre që të përshtateshin sa më mirë në vendin ku jetonin. Madje edhe fëmijëve nga komuniteti i formuar afro-shqiptar, shpesh herë u liheshin emra të tregtarëve që i kishin sjellë atje ose atyre që i kishin punësuar. Së fundmi Klan Kosova ka përgatitur një kronikë për një afrikan që jeton në Zvicër i cili ka arrit ta mësojë në mënyrë të rrjedhshme gjuhën shqipe. Ai madje edhe këndon shqip. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj kronike, klikoni në linkun e mëposhtëm. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.