Disa amerikanë i kanë rënë pishman që e kanë votuar Trump-in NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Qeverisja e Donald Trump duket se ka filluar t’i dëshpërojë edhe një numër njerëzish që e kanë votuar atë. Një nga ta, Tom Godat, ndjehet tashmë i turpëruar se për kë ka votuar. Ai thotë se gjithmonë ka votuar për demokratët por herën e fundit e kishte votuar Trump-in që sipas tij është më pak i keq se Hillary Clinton, shkruan The Washington Post, transmeton Klan Kosova. Këtë mendim me të e ndajnë edhe plotë njerëz nga Iowa e Godat-it që pohojnë se arsyeja e vetme pse e kishin votuar atë ishte vetëm që Hillary Clinton të mos ngadhënjente. Një pjesë e konsiderueshme e votueseve të tij po i kontestojnë premtimet dhe veprimet e presidentit Trump, ndërkaq pjesa tjetër thotë se është shumë herët për ta gjykuar.
Kosova KEK-ut i rekomandohet që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga qeveria për import të energjisë 21 minuta më parë
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 40 minuta më parë