Diplomohen kandidatët e Institutit Gjyqësor - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diplomohen kandidatët e Institutit Gjyqësor

NULL NULL
25/05/2015
Instituti Gjyqësor i Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të Programit për Trajnimin Fillestar.

Në këtë ceremoni  ishte e pranishme edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila mbajti një fjalë rasti, transmeton Klan Kosova.

“Nga sot do të nisni një rrugëtim të ri, për ta përmbushur misionin tuaj si mbrojtës të rendit dhe ligjit. Do të përmbushni synimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe për t’i dhënë atij një kuptim  të rëndësishëm në fushën e drejtësisë.”  tha Jahjaga.

Prezent ishte edhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili uroi  që të gjithë kandidatët të ushtrojnë me sukses funksionet e ardhshme.

Ky program ka filluar të zbatohet që nga viti 2008 dhe përveç kësaj gjenerate që kanë diplomuar sot, në këtë program trajnimi kanë përfunduar trajnimet edhe 141 kandidatë tjerë në katër gjenerata paraprake.