Lajmet e fundit

Pesë kadetë nga Kosova janë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.
Në ceremoninë e diplomimit, të mbajtur me rastin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Maqedonci i përgëzoi kadetët për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.
Gjatë ceremonisë,sipas njoftimit për media, thuhet se ministri në detyrë i Mbrojtjes u takua edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Jashar Guler, të cilëve ua uroi Ditën e Fitores.
“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë është i rëndësishëm dhe mbështetja në edukim, trajnim dhe përgatitje profesionale të kuadrove të reja ushtarake përbën një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv