Diplomati gjerman: Vuçiq e di mirë se nuk do ta marrë më kurrë Kosovën NULL NULL 11.05.2019 09:56 11.05.2019 09:56 Diplomati gjerman, Geert-Hinrich Ahrens, ka thënë se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e di shumë mirë, se nuk do ta marrë më kurrë Kosovën. Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për Deutsche Welle, duke shtuar se edhe nëse komuniteti ndërkombëtar i tërheqë të gjithë forcat paqeruajtëse nga Kosova, Serbia nuk do t’ia del që ta marrë atë, transmeton Klan Kosova. “Për shqiptarët është padyshim një sukses, sepse ata janë të pavarur dhe nuk janë më pjesë e një shteti serb”. “Për serbët, më kujtohet që i thosha Koshtunicës, pasardhësi nacionalist i Millosheviqit: Ju thoni që doni ta merrni sërish Kosovën, se është pjesë e Serbisë. Tani imagjinoni që bashkësia ndërkombëtare nesër ju thotë, ok, keni të drejtë, ne do të tërhiqemi deri tek njeriu i fundit, çfarë do të bënit ju atëherë?” “Ai nuk u përgjigj aspak! Por as nuk më përzuri. Ishte më se e qartë se shqiptarët do të kishin rezistuar deri tek personi i fundit, që të mos ktheheshin më nën regjimin serb”. “Serbët as nuk do t’ia dilnin dot, është një politikë jo-realiste. Se ku do të çojë kjo në fund, nuk e di, por jam i sigurt që edhe Presidenti i Serbisë e di shumë mirë, se nuk do ta marrë më kurrë Kosovën”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë