23:22, 23 Prill 2019

Diplomacia shqiptare do të ndërmarrë një ofensivë për të mbrojtur Kosovën, ndaj lobimit kundra saj që po bën Serbia.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tregoi në Opinion planin e tij, ndërsa nuk dha një përgjigje konkrete nëse diplomatë nga Kosova do të emëroheshin ambasadorë të Shqipërisë në ato vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Informacioni që ju keni mund të jetë i saktë, do të marrim të gjitha masat për fuqizimin për forcimin e Kosovës. Komunikoj ekskluzivisht do të ngrejmë task-forcën për forcimin ndërkombëtar të Kosovës, më diplomatë nga Kosova dhe Shqipëria. Do të procedojmë shumë shpejt me marrëveshjen ndëministrore”, deklaroi ministri i Jashtëm në detyrë, shkruan Opinion.al, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij kjo ofensivë do të jetë e bazuar në 4 pika: Ambasada të përbashkëta (godinat), elementi i dytë do të jetë konsullor, mundësitë e këmbimit të stafit diplomatik dhe pika e katërt do të jetë kulturore.

Konkurs Pune

Lexo më shumë