Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diplo flet pas akuzave se shpërndau fotografi intime të ish të dashurës së tij

NULL NULL
01.07.2024 08:51

Diplo ka thyer heshtjen pas akuzave për shkelje të ligjeve të “pornografisë hakmarrëse”.

DJ 45-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, është paditur nga një ish-partnere, e cila pretendoi se ai ka shpërndarë video dhe imazhe intime të tyre përmes mediave sociale pa pëlqimin e saj.

Në padi, gruaja e paidentifikuar pretendon se takimet e tyre ishin konsensuale dhe se ata ishin të përfshirë midis vitit 2016 dhe 2023, por ajo tha se Diplo e filoi atë, gjë që ajo tha se e lejoi, dhe më pas ai dyshohet se i ka ndarë në Snapchat.

Pasi lajmi u bë kryefjalë, Diplo ka reaguar në Instagram.

“Mos besoni ato që lexoni në lajme”, ka nisur shkrimin e tij Diplo.

“Unë nuk zotëroj një rezidencë 100 milionë dollarësh, nuk kam paguar 450 mijë euro për të xhiruar në Ibiza dhe nuk kam dërguar snapchat-e të pista në 2017”, shtoi Diplo, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.