Diogo Jota dhe vëllai i tij varrosen nesër NULL NULL 04.07.2025 18:48 04.07.2025 18:48 Ish-lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota, bashkë me vëllanë e tij, Andre Silva, do të varrosen të shtunën në 10:00 të mëngjesit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në qytetin e tij të lindjes, Gondomar, afër qytetit portugez, Portos, ku sot gjatë ditës familja e tij u mblodhën për homazhe. Jota ishte duke udhëtuar me një Lamborghini bashkë me vëllanë e tij, Andre Silva, kur makina doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë, pas dyshimeve të policisë për një shpërthim të gomës gjatë një parakalimi, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. Ata u gjetën të vdekur në autostradën A-52 në Palacios de Sanabria, pranë qytetit të Zamorës, në orën 00:40 të së enjtes, vetëm 11 ditë pasi Jota, baba i tre fëmijëve, ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Rute Cardoso. Ylli i Liverpool-it, Mo Salah, ka thënë se është “i tronditur dhe pa fjalë” në një postim prekës pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës në aksidentin automobilistik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025