15:35, 2 Korrik 2020

Elmedin Fazliu që jeton në Gjenevë të Zvicrës dhe që ka pasion muzikën, ka lansuar projektin e tij të parë.

Balada e tij e titulluar “Fytyrën e bardhë”,  është publikuar në kanalin YouTube më 15 qershor të këtij viti dhe deri më tani ka marrë 19,239 klikime.

Në një intervistë për klankosova.tv, Elmedini thotë se kjo baladë është pritur mirë nga publiku dhe posaçërisht nga njerëzit që i njeh.

“Projekti i parë është pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga njerëzit që nuk e njohin gjuhën shqipe”.

Ai tregon se tashmë e ka gati edhe projektin e tij të dytë, por se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla para se ta publikojë.

“Jam në bisedime për ta realizuar edhe një duet me një këngëtare të cilës nuk dua t’ia zbuloi emrin – do të jetë surprizë për fansat”.

Elmedin Fazliu që emrin artistik e ka Dini tregon se punon në një bankë zvicerane dhe se ka edhe përkrahjen e kolegëve për ta vazhduar këndimin.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë