Dinamo e Kievit ia shpon 9 herë portën Partizanit të Beogradit NULL NULL 31.07.2024 21:59 31.07.2024 21:59 Dinamo Kiev, Champions League, futboll Foto: Dinamo Kiev Kampionët e Ukrainës kanë deklasuar skuadrën e Partizanit të Beogradit me rezultat të thellë 9-2 në të dyja ndeshjet. Dinamos së Kievit sikur nuk u mjaftoi turpërimi që ia bënë serbëve në duelin e parë, 6-2, sonte në Beograd “vallëzuan” sërish duke triumfuar pastër 3-0, njofton klankosova.tv. Vendi i tyre vazhdon të gjendet në luftë me Rusinë, andaj ndeshjet si vendas, Dinamo po i zhvillon në Poloni. Nga ana tjetër shteti që përfaqësonte kundërshtari i tyre në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, Serbia, është ndër të paktat vende që nuk i ka vënë sanksione agresorit pushtues në tokën e ukrainasëve. “Verdhë e blutë” pas këtij triumfi spektakolar, vazhdojnë rrugën kualifikuese drejt grupeve të UCL-së! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.