21:33, 25 Maj 2019

Kushdo që ka hyrë në shtëpinë e një personi në Masachusetts gjatë javës së kaluar, nuk kishte vjedhur gjë. Ata, megjithatë, u larguan nga shtëpia duke e lënë të pastër.

Nate Global i ka treguar mediave se kur u kthye nga puna në shtëpi, mundi të vërente se dikush i huaj kishte qenë aty.

Asgjë nuk mungonte, por 44-vjeçari vuri re se shtretërit ishin rregulluar, tepihët e pastruar dhe tualetet e lara. Ata madje i krijuan edhe disa lule origami në letrat e tualetit, transmeton Klan Kosova.

Këtë eksperiencë ai e quajti “të çuditshme dhe të frikshme” dhe e kontaktoi policinë, të cilët thanë se nuk kanë dëgjuar më parë për ndonjë eksperiencë të tillë.

Nate thotë se mund ta ketë lënë hapur derën e prapme të shtëpisë dhe mendon se ndoshta ndonjë shërbim i mirëmbajtjes së shtëpive ka shkuar gabimisht në shtëpinë e tij.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë