Lajmet e fundit
Autor: Liridon Zeqiri
Që në vitet e ’70-ta në Kosovë ka funksionuar linja e gazifikimit të thëngjillit e cila ka këputur në disa prej qyteteve dhe ka shkuar deri në Shkup të Maqedonisë.
Emisioni dokumentar, MAT, ka gjetur në dy raste gypin - në Gumnasellë të Lipjanit dhe kodrinave të fshatit Smirë të Vitisë.
Kjo trase prej ekspertëve, thuhet se mund të përdoret për të instaluar gypat e rinj të projektit të gazit të lëngshëm amerikan.
Për këtë projekt madje ka marrëveshje në Uashington më 4 shtatori 2020, sa qeverinë e drejtonte Avdullah Hoti.
Nga atëherë diskutimet për të pranuar projektin e gazit amerikan, kanë vijuar. Ndërsa në Kosovë është ende temë debati, vendet e rajonit, përfshirë Serbinë kanën nënshkruar marrëveshjet.
Për të parë pamjet ekskluzive dhe të paraqitur grafikisht se ku ndodhet traseja për instalimin e gazit amerikan, dhe cilat janë portat ku mund të lidhet Kosova, shikoni të plotë dokumentarin “Nyja e gazit amerikan”.