Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dikë do ta qesin nga puna”, BBC nën kritika pas talljes së Ronaldos

NULL NULL
02.07.2024 13:54

Cristiano Ronaldo mbrëmë e humbi penaltinë ndaj Sllovenisë në kohën e rregullt të ndeshjes së vlefshme për 1/8 e finales së EURO 2024-shit.

Mirëpo, pasi ai dështoi nga pika e bardhë, një grafikë u shfaq në njërin prej mediumeve më të mëdha në botë, BBC, që e tallte Ronaldon, duke luajtur me emrin e tij në anglisht, Misstiano Penaldo,  shaka kjo me penaltitë e shpeshta që ai zakonisht i merr, dhe në këtë rast me shpërdorimin e saj.

Kjo ka ngjallur kritika në rrjete sociale, e sidomos te fansat e Ronaldos, që kanë kërkuar që dikush të japë përgjegjësi për këtë tallje apo lëshim.

“Dikë do ta qesin nga puna”, ka qenë madje një supozim i një përdoruesi të rrjetit social “X”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.