Digjet shtëpia në Vranjevc, familja 14-anëtarëshe mbetet jashtë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet shtëpia në Vranjevc, familja 14-anëtarëshe mbetet jashtë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 30.03.2023 20:50
digjet shtepia kodra e trimave

Ramadan Maqedoncit nga Vranjevci i Prishtinës, iu dogj një pjesë e shtëpisë të mërkurën pasdite.

Në momentin kritik, në katin përdhes ndodhej veç reja e tij me nipa. E shkaqet e zjarrit nuk po dihen, meqë rryma aty ku nisën flakët ishte e shkëputur, raporton Klan Kosova.

Tani ky dhe familja, që jetojnë nga pensioni i kryefamiljarit si ish-minator, kanë mbetur jashtë.

Meqë tymi dëmtoi thuajse krejt shtëpinë e ndërtuar më 2007, i zoti i saj kërkon përkrahje.

Nga Komuna e Prishtinës i është premtuar që zyrtarët komunalë do të dalin për të inspektuar vendin e ngjarjes, dhe për të parë mundësitë e ndihmesës. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS