Digjet për së gjalli pasi spitali e deklaroi të vdekur - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet për së gjalli pasi spitali e deklaroi të vdekur

NULL NULL
02/03/2017

Një grua në Indi e quajtur Rachna Sisodia u deklarua e vdekur nga mjekët si pasojë e një infeksioni në mushkëri.

Burri i saj, Devesh Chaudhary e kishte vënë trupin e saj në turrën e druve, shkruan Daily Mail,  transmeton Klan Kosova.

Por ka raporte se dikush e kishte tërhequr trupin e saj nga turra e druve duke besuar se ajo ende ishte gjallë.

Ajo nuk dha shenja jete as atëherë, por një ekzaminim post-mortem tregoi grimca të djegura në mushkëri dhe laring.

“Kjo ndodhë kur dikush digjet i gjallë. Grimcat nuk mund të futen brenda përmes frymëmarrjes. Nëse një person është i vdekur, grimca të tilla nuk mund t’i arrijnë mushkëritë dhe laringun.

Pra, mjekët përfunduan që gruaja kishte vdekur e gjallë në turrën e druve”,  tha Rajesh Pandey, inspektor i policisë së lartë.