Digjet një veturë në Fushë Kosovë (VIDEO) NULL NULL 18.02.2019 18:28 18.02.2019 18:28 Një veturë është përfshirë nga flakët në Fushë Kosovë. Në një video të dërguar nga lexuesit e Klan Kosovës shihet vetura e djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ndërsa zjarrfikësit dhe Policia ka dalë për të sanuar gjendjen. Rastin për Klan Kosova e ka konfrimuar zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti. “Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrëfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lëndime. Me rastin po merren njësitet perkatëse”, ka thënë ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 18 minuta më parë