Digjet një shtëpi në Vushtrri, shkaktar dyshohet të jetë rryma (VIDEO) - Klan Kosova

Digjet një shtëpi në Vushtrri, shkaktar dyshohet të jetë rryma (VIDEO)

NULL NULL
4 months më parë

Në fshatin Gojbul të Vushtrrisë është djegur një shtëpi, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

Këtë për Klan Kosova e kanë bërë të ditur zjarrfikësit në këtë komunë, të cilët kanë deklaruar se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Tutje kanë treguar se brenda shtëpisë kishte qenë një familje, e cila është larguar menjëherë pasi ka dëgjuar një krismë.

Ata tani janë zhvendosur diku tjetër.

Kurse Policia nuk ka qenë e qasshme deri më tani.