Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore shkaku i tymit

Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore shkaku i tymit

NULL NULL
1 javë më parë

Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore shkaku i tymitNjë shtëpi është djegur rreth orës 19:10 në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.

Si pasojë e tymit një person ka kërkuar trajtim mjekësor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Me datë 18.10.2020 rreth orës 19:10 në Rr. Migjeni është raportuar se është duke u djegur një shtëpi. Njësitë policore kanë dal në lokacionin ku është duke u djegur shtëpia. Poashtu aty kanë dal edhe zjarrfiksat të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin, në këto momente nuk paraqitet ndonjë rrezik për banorët. Nga KEDS-i është ndalur rryma dhe në lokacion kanë dal edhe emergjenca ku për shkak të tymit, një banor ka pasur nevojë për tretman mjekësor. Njësitet kompetente janë duke u marr me vendin e ngjarjes sipas procedurave të parapara”.