Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes një person

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Klankosova.tv mëson se viktima është një grua rreth moshës 50 vjeçare.