Digjet një shtëpi bashkë me ambulantën në Goshicë të Vitisë (FOTO) NULL NULL 09/09/2018 09/09/2018 Në fshatin Goshicë të Vitisë, zjarri ka kapluar një shtëpi ku përskaj të saj, ka përfshirë edhe ambulantën. Klan Kosova mëson se gjatë kohës kur zjarri kishte kapluar shtëpinë, përveç dëmeve materiale nuk pati njerëz të lënduar, sepse shtëpia sipas banorëve të fshatit, nuk është më e banueshme. Poashtu, edhe ambulanta e fshatit tash e një vit ishte jashtë funksionit për pacientët, edhe pse këta të fundit kishin kërkuar nga Komuna që kjo ambulantë të funksionalizohet për të qenë në shërbim të banorëve. Me të dëgjuar këtë rast, zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes duke arritur ta fikin zjarrin. Veçse shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por mendohet që kjo ka ndodhur si pasojë e energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022