8:28, 22 Maj 2019

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët rreth mesnatës së kaluar teksa ndodhej i parkuar në rrugën “Petrit Llaftiu”, në lagjen 15 të qytetit, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe ende nuk mund të flitet për një zjarrvënie të qëllimshme apo zjarr aksidental, shkaktuar nga ndonjë problem teknik i mjetit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë