Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë-Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme NULL NULL 13.08.2020 10:12 13.08.2020 10:12 Ambjentet e një fabrike të përpunimit të drurit në Fushë-Krujë janë përfshirë nga flakët e një zjarri që ra në orët e para të ditës së sotme. Burime vendore bëjnë të ditur se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Banorët pranë objektit në flakë kanë kaluar orë të vështira, pasi tymi dhe zjarri rrezikonte shëndetin dhe jetët e tyre. Lënda e parë dhe materialet e fabrikës, kryesisht paleta druri, kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme në këtë biznes, ndërsa hetimet e mëtejshme do të sqarojnë më tej rrethanat e zbardhin shkakun e zjarrit. Policia po merr në pyetje pronarin e objektit që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen dhe konflikte të mundshme të tij, qoftë dhe për shkak të konkurencës në biznes, me persona të tjerë./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 20 minuta më parë
Kosova Burri nga Klina thotë se gruaja me dy vajzat shkuan te familja në Tiranë, s’u kthyen më 24 minuta më parë