Digjen tri vetura në kryeqytet (VIDEO) NULL NULL 14.01.2023 13:21 14.01.2023 13:21 Tri vetura janë djegur në lagjen “Mati 1” gjatë mesnatës në kryeqytet. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se një veturë është djegur tërësisht, kurse dy që ishin afër saj kanë pësuar më pak dëme. Në lidhje me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar. “Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si ‘zjarrvënie’”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months