Digjen tre vetura nga një kamion që mori flakë në Dardani, një i lënduar (VIDEO)

Digjen tre vetura nga një kamion që mori flakë në Dardani, një i lënduar (VIDEO)

NULL NULL
7 days më parë

Në lagjen Dardania në Prishtinë, një person është lënduar pas përfshirjes së një kamioni nga zjarri, zjarr ky që dyshohet se ka prekur edhe ka prekur edhe tri vetura të tjera.

Lajmin për Klankoosva.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, i cili shtoi se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq ende nuk dihen rrethanat që kanë sjellë deri te ky rast.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Burovci.