Digjen edhe tri vetura të tjera në veri të Kosovës NULL NULL 01.04.2023 12:31 01.04.2023 12:31 Tri vetura të tjera janë djegur në Leposaviq, në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili theksoi se nuk ka të lënduar dhe se në orët e hershme të mëngjesit janë raportuar rastet. “Po jane djegur tri vetura, dy janë me targa RKS dhe një me targa serbe. Në orët e hershme të mëngjesit, janë raportuar rastet. S’ka të lënduar veç dëme materiale”, ka thënë Hoti. Pas kësaj ka reaguar edhe shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka thënë se sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. “3 makina të tjera janë djegur në Leposaviq. Të diskredituar dhe me mbështetjen e pakësuar nga #serbët e Kosovës, strukturat ilegale të #Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023