Digjen dy kontejnerë në vlerë prej 36 mijë euro në Skenderaj, në vendngjarje kishte mbishkrime “SRB dhe 4S” NULL NULL 21.06.2025 09:04 21.06.2025 09:04 Në Syriganë të Skenderajt, janë djegur dy kontejnerë në vlerë prej 36 mijë e 500 euro. Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejnerë janë vërejtur mbishkrime “SRB dhe 4S”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe po hetohen rrethanat. “Fsh. Syriganë, Skenderaj 20.06.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë me të gjitha pajisjet. Në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejner janë vërejtur mbishkrime SRB dhe 4 S. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 36.500 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton PK. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 2 orë më parë