Digjen 8 vetura në Veternik - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjen 8 vetura në Veternik

NULL NULL
2 months më parë

Një zjarr ka ndodhur sot në një parking veturash, në Veternik të Prishtinës, ku si për pasojë janë djegur tetë vetura.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, i cili është shprehur se nuk raportohet për të lënduar por për vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri”, është shprehur Borovci.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura të tjera të parkuara”.

“Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.

“Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”.