Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diga e Ukrainës: OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda

NULL NULL
07.06.2023 08:33

Shkatërrimi i një dige të madhe në Ukrainë do të ketë “pasoja të rënda dhe të gjera për mijëra njerëz”, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se shkalla e katastrofës në digën Kakhovka në Ukrainën jugore do të bëhet e qartë vetëm në ditët në vijim, transmeton Klankosova.tv.

Mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e përmbytura në këtë zonë, një zonë aktive lufte. Ekziston frika se niveli i ujit mund të rritet më tej.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës të martën.

Pretendimet e palëve ndërluftuese nuk janë verifikuar nga BBC, transmeton Klankosova.tv

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën vonë, Griffiths paralajmëroi se mijëra njerëz në Ukrainën jugore po përballeshin me “humbjen e shtëpive, ushqimit, ujit të sigurt dhe mjeteve të jetesës”.

Ndërsa evakuimet masive vazhdojnë të mërkurën në mëngjes në rajonin Kherson të Ukrainës, janë shfaqur imazhe satelitore që tregojnë një shkatërrim të gjerë atje.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.