Dietat që mund të parandalojnë mpiksjen e gjakut në tru

Dietat që mund të parandalojnë mpiksjen e gjakut në tru

NULL NULL
2 weeks më parë

Një mënyrë efikase dhe efektive për të optimizuar përpjekjet tuaja drejt rritjes së shëndetit është të zgjidhni një dietë të qëndrueshme.

Një studim nga Universiteti Aarhus, Departamenti i Shëndetit Publik, përmendi se dietat e qëndrueshme jo vetëm ndihmojnë në uljen e rrezikut të mpiksjes së gjakut në tru, por janë të dobishme edhe për klimën, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse burrat ose gratë e rritur ndjekin një dietë të qëndrueshme dhe rekomandimet nordike për marrjen e fibrave dietike, atëherë ne shohim një rrezik më të ulët të gjakderdhjes ose mpiksjes së gjakut në tru,” tha Christina Dahm, autore e studimit.

Një dietë e qëndrueshme është ajo që praktikohet për një kohë të gjatë dhe ka një ndikim të ulët në mjedis dhe furnizimin me ushqim.

Dietologët sugjerojnë që të hani ushqim të pasur me bimë të ndryshme, pastaj pemë dhe perime.

Ata gjithashtu rekomandojnë që të hani më pak mishë dhe më pak gjëra të ëmbla, të kripura dhe yndyrore.