Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dietat dëmtojnë shëndetin mendor, thonë ekspertët

NULL NULL
18.06.2025 19:42

Dieta zakonisht shoqërohet me shëndet më të mirë fizik, por një studim i ri sugjeron që planet e të ngrënit që përqendrohen në kufizimin e kalorive mund ta përkeqësojnë shëndetin mendor .

Hulumtimi, i botuar më 2 qershor në revistën BMJ Nutrition, Prevention and Health , zbuloi se gati 30 mijë njerëz në një dietë me kalori të kufizuara kishin më shumë gjasa të raportonin simptoma depresive sesa ata që ishin në dieta të tjera ose që nuk mbanin fare dietë.

Depresioni mund të rezultojë nga shumë faktorë, dhe ndikimi i dietës në gjendjen e shëndetit mendor është një fushë relativisht e re e kërkimit shkencor.

“Ky studim shton kuptimin tonë se si zgjedhjet ushqimore të bëra në jetën e përditshme mund të ndikojnë në simptomat depresive”, tha bashkautori i studimit, Venkat Bhat.

Ekspertët rekomandojnë dieta të ekuilibruara dhe të qëndrueshme për të mbështetur shëndetin mendor dhe fizik. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.