Dieta e Anthony Joshua – që harxhon 300 euro në ditë për ushqim NULL NULL 29.04.2017 11:02 29.04.2017 11:02 Sonte në mbrëmje britaniku Anthony Joshua do të përballet me Wladimir Klitschko për peshat e rënda. Por suksesi pas kampionit të njohur në Britani, qëndron në dietën e tij, e cila është shumë e pasur me kalori dhe proteina. Besojeni ose jo, por në një ditë ai shpenzon 300 euro për të pasur të gjithë ushqimet që i duhen për trupin e tij gjigant. Më poshtë ju sjellim edhe menunë e tij, për të tria vaktet. Mëngjes Pesë vezë të shoqëruar me avokado dhe më pak limon, erëza, një sasi e konsiderueshme spinaqi dhe tre tostë. Blenderi i mbushur fruta të freskëta, tërshërë, kos, qumësht dhe sigurisht nuk mungon as mjalti. Drekë Një racion i madh me makarona me perime, domate dhe dy pula. Embëlësira është e mbushur me me fruta të freskëta, arra, mjaltë dhe granola. Darkë Peshk, patate e ëmbël, oriz, lëng frutash. Darka është e bazuar kryesisht në proteina dhe përfshinë një sasi të konsiderueshme me qumësht, arra përpara se të shkojë në shtrat. Ai merr dhe disa proteina të cilat e ndihmojnë që të shërohet nga dëmtimet e ndryshme që mund të ketë pësuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.