Dielli zgjat flokët - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dielli zgjat flokët

NULL NULL
19/05/2015
Dielli mundëson rritjen e flokëve më shpejt dhe më fort, andaj nëse dëshironi të rrisni flokët tuaj, pushimet e verës janë momenti i duhur, por të keni kujdes të shtuar të jeni të kujdesshëm ndaj veprimit të diellit në lëkurën e kokës tuaj një harresë e tillë mund të ju kushtoj shtrenjtë.

Dielli, era dhe deti nuk ndikojnë  njësoj tek flokët tanë. Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm nëse jemi të ekspozuar në këto tre elemente jetësore të cilët deshëm nuk deshëm janë shoqëruesit tanë të pandashëm gjatë verës.

Mund të themi që një sasi e madhe e llojeve të flokëve e duan diellin, ngase në sasi të arsyeshme, dielli është shumë i rëndësishëm.

Dielli mundëson rritjen e flokëve më shpejt dhe më fort, andaj nëse dëshironi të rrisni flokët tuaj, pushimet e verës janë momenti i duhur, por të keni kujdes të shtuar të jeni të kujdesshëm ndaj veprimit të diellit në lëkurën e kokës tuaj një harresë e tillë mund të ju kushtoj shtrenjtë.

Pas larjes në det/pishinë duhet që flokët tuaj të  kenë një kujdes të veqantë, ato duhet pastruar duke përdorur shampo dhe balsam në bazë të llojit të flokut tuaj. Nëse floku juaj është i thatë ose ka tendencë të dobësohet at’ëherë praktikoni kremin zbutës për flokë pas pastrimit.

Flokët nuk duhet pastruar me ujë shumë të ngrohtë dhe nuk duhet të ndrydhni flokët tuaj për të larguar ujin. Asnjëherë nuk duhet lyer apo prerë flokët pa i’u bërë hidratimin e duhur.