Didier Dechamp synon rekordin e Berti Vogst NULL NULL 11.06.2021 18:26 11.06.2021 18:26 Gjermani Berti Vogst është i vetmi që e ka fituar Evropianin si lojtar në vitin 1972 dhe si trajner në vitin 1996 me Gjermaninë. Në këtë Evropian, suksesin e tij mund ta arrijë vetëm Didier Dechamp, nëse Franca shpallet kampion në “EURO 2020”, transmeton Klankosova.tv. Trajneri francez ka qenë kapiten i “Gjelave” në suksesin e vitit 2000 kur edhe e fitoi Botërorin si lojtar dhe më pas si trajner. Ndërkohë trajnerët aktualë të Italisë dhe Anglisë, Roberto Mancini, respektivisht Gareth Southgate, kanë arritur që si lojtarë ta prekin vetëm gysmëfinalen e një Evropiani. Mancini me Italinë në vitin 1988 kur u eliminua nga ish-Bashkimi Sovjetik, ndërkaq Southgate me Anglinë në vitin 1996, që në gjysmëfinale u mposhtën nga Gjermania, raporton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025