DiCaprio takoi idhullin e tij në natën kur vdiq NULL NULL 22.05.2019 22:00 22.05.2019 22:00 Leonardo DiCaprio ka punuar në industrinë e filmit për dekada dhe ka takuar shumë njerëz. Por një takim me idhullin e tij, River Phoenix – në ditën që ai ka vdekur, është ende në kujtesën e tij, transmeton Klan Kosova. Në një intervistë të fundit, ai tha se gjithmonë donte ta takonte Phoenix dhe përfundoi duke e parë atë vetëm disa orë para se aktori të vdiste pas një mbidoze të drogës në vitin 1993. Ai ishte vetëm 23 vjeçar. “Unë u rrita duke parë River Phoenix si aktor i madh i brezit tim dhe gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte që ta kisha vetëm një mundësi ta prekja dorën”, tha DiCaprio, tani 44 vjeçar. “Një natë, në një festë e pashë atë shkallëve. Gjithmonë doja ta takoja – dhe ai ishte duke ecur drejt meje e unë u ngriva”. DiCaprio tha se turma e njerëzve bëri që ta humbiste atë dhe nuk ishte në gjendje ta takonte Phoenix. “U ktheva prapa dhe ai ishte zhdukur”, tha më tej DiCaprio. Atë natë ai vdiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.