Dibër: Ushtronte dhunë ndaj gruas, pranga 62-vjeçarit NULL NULL 21.05.2019 09:23 21.05.2019 09:23 Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Sh.B, banues në Dibër. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”. Njoftimi Dibër Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij arrestohet në flagrancë nga Policia Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi : •Sh.B, 62 vjeç, banues në Dibër. Në banesën e tij, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.B. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”./Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 13 minuta më parë