10:14, 19 Janar 2020

Atleti i njohur i Arteve Marciale të Përziera, Conor McGregor, ka dhuruar spektakël sot në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara duke mposhtur kundërshtarin e tij, Donald Cerrone [i njohur si Kauboji], brenda një kohe prej vetëm 40 sekondash.

Mirëpo ish-kundërshtari i tij Nate Diaz, nuk duket se ka qenë i impresionuar nga paraqitja e sotme e irlandezit, shkruan Klan Kosova.

Madje ai në llogarinë e tij në Twitter, e ka cilësuar të gjithë këtë ngjarje si të rrejshme.


Kujtojmë se McGregor dhe Diaz janë përballur dy herë deri tani dhe ka shumë gjasë që të përballen sërish.

Për t’u informuar më shumë rreth ndeshjes McGregor-Corrone, klikoni në linkun e mëposhtëm.

McGregor brenda 40 sekondave e “neutralizon” Cerrone-n (FOTO/VIDEO)

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë