Lajmet e fundit

Diatta Assane është zgjedhur “Ylli i Javës” për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.
Futbollisti i FC Prishtinës u dallua me paraqitjen e tij në ndeshjen e fundit, ku ishte protagonist i fitores së skuadrës bardhekaltër, transmeton Klankosova.tv.
Assane realizoi dy gola, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në triumfin e Prishtinës dhe në sigurimin e tri pikëve.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.