Diane Keaton: Asgjë nuk do ndodhte pa Woody Allen - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diane Keaton: Asgjë nuk do ndodhte pa Woody Allen

NULL NULL
13/11/2015

Aktorja legjendare, Diane Keaton, dukej e gëzuar gjatë premierës së filmit më të ri të saj, Love The Coopers të enjtën në Los Anxhelos.

69 vjeçarja buzëqeshte shumë teksa për shoqërues e kishte qenin e saj, transmeton Klan Kosova.

keaton

Aktorja nga Godfather, së fundmi në një intervistë ka folur për ishin e saj aktorin dhe regjisorin e njohur Woody Allen.

Në fillim gazetari e ka pyetur atë për momentet më të rëndësishme në jetë, e Keaton është përgjigjur se padyshim ato momente janë me familjen time.

Por për momentet më të rëndësishme në karrierë ajo lakon emrin e Allen, e madje i jep një rëndësi shumë të madhe atij.

“Natyrisht në karrierën time, gjithmonë ama gjithmonë do të jetë Woody Allen”.

“Asgjë nuk do të ndodhte pa atë”.

“Më kujtohet kur po bëja audicionet për “Play It Again,Sam”,   e kur e takova Allen për herë të parë mendoja që nuk do të jem pjesë e këtij filmi sepse unë isha një çik më e gjatë se ai”.

“Më kujtohet që ai ishte në skenë dhe lexonte me mua”.

“Kjo ishte shumë e çuditshme se zakonisht të famshmit nuk lexojnë me ju, e në veçanti Woody Allen e ky ishte një moment që nuk do e harrojë kurrë”.

keaton2