Diamanti që bëri historinë, u shit për 45 milionë euro (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diamanti që bëri historinë, u shit për 45 milionë euro (VIDEO)

NULL NULL
12/11/2015

Ky njeri e shiti diamantin më të shtrenjtë në histori.

Diamantet janë të rrallë e të përsosur, e çmimi i tyre gjithmonë është goxha i madh.

Por deri më tani, diamant që është shitur më shtrenjtë se “Blue Moon Diamond” nuk ka pasur, transmeton Klan Kosova.

e052743c3f23785774b79c721a101cdacd040be22b90e754fe74183b05beff01

Për 45 milionë euro zvicerane, guri i çmueshëm u bë pronë e një blerësi nga Hong Kong, duke vendosur kështu një rekord të ri në botë për çmimin e një diamanti.

Guri i diamantit me ngjyrë të kaltër, është i vendosur në një unazë, e vlera e tij ishte 158,000 dollarë për karat.

Ky gur i çmueshëm ishte gjetur në një minierë në Afrikën e Jugut në janar të vitit 2014 ndërsa tani do të shkojë në Hong Kong të Kinës.

Para kësaj blerjeje historike, më i shtrenjti diamant ishte shitur për 46 milionë dollarë në nëntor të vitit 2010.