Diamanti perfekt NULL NULL 31.05.2015 09:26 31.05.2015 09:26 Nga një prej minierave më të thella të diamantëve, mbërrin një gur i çmuar 78.2 karat, që kap vlerën 600 mijë dollarë. Guri i çmuar, me formë thuajse perfekte oktaedrike, siç e përcaktojnë ligjet e kristalografisë për diamantet, ka përmasa 28.5 x 28, 4 x 24.2 milimetra, dhe sipas kompanisë ruse, “Alrosa”, e cila ka në zotërim minierën, klasifikohet në listën e diamantëve “transparentë”. Diamanti i rrallë u gjet në minierën Mir, në Republikën Autonome të Sakha në Siberi. Po kjo minierë ka edhe rekordin e diamantit më të madh të gjetur ndonjëherë. Në vitin 1980 u gjet diamanti 342.5 karat, i quajtur “Kongresi i XXVI i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik”. Deri në vitin 2009, punimet në këtë minierë kryheshin në qiell të hapur. Pas prekjes së diametrit prej 1.2 kilometrash, nisën gërmimet për hapjen e galerive, në ndjekje të gjurmëve të diamantëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët: Nëse bisedat në çift po bëhen negative, është koha t'i jepni fund lidhjes tuaj 20 orë më parë