Dialogu Prishtinë – Beograd pritet të nisë shpejt, Szunyog thotë se Kurti tashmë ka ftesë për të vizituar Brukselin NULL NULL 08.04.2021 22:36 08.04.2021 22:36 Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë ekskluzivisht në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se Kryeministri Albin Kurti, tashmë ka një ftesë për takim bilateral në Bruksel, për të parë tutje se si do procesohet me dialogun me përfaqësuesit e Beogradit. Szunyog ka bërë të ditur se ky takim bilateral, pritet të mbahet javët në vijim, njofton Klan Kosova. ”Ne po shpresojmë që kjo të ndodhë mjaft shpejt”. ”Ka tashmë ftesë zyrtare për Kryeministrin [Albin] Kurti që të vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral, si dhe po shpresojmë që kjo vizitë të ndodhë së shpejti, si dhe të vijë Kryeministri [Albin] Kurti, e të diskutojmë se si të vazhdojmë tutje edhe me dialogun”. ”Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet, sepse nuk ka kohë për të humbur”. Rubikon: Kur mund të prisni që ky takim të mbahet? ”Ky takimi bilateral? Ne po shpresojmë që të bëhet në javët në vijim”. ”Pastaj, do të dimë më saktësisht se si të ecim tutje me dialogun, por gjithsesi besojmë që sa më herët, aq më mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë