Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën e ardhshme NULL NULL 28.03.2023 13:29 28.03.2023 13:29 Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do vazhdojë javën e ardhshme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se takimi zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve, transmeton klankosova.tv. ”Dialogu si i tillë vazhdon”. ”Do të ketë takime tjera në nivel të lartë për të cilat do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme”. ”Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën që vjen në Bruksel. Kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord”. Kujtojmë që kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton klankosova.tv.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months