Di Maria: Reali nuk fitoi titull prej kur u largova - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Di Maria: Reali nuk fitoi titull prej kur u largova

NULL NULL
14/11/2015

Ka kaluar pak më shumë se një vit që kur Angel Di Maria kaloi nga Reali i Madridit, më pas te Mancester Junaitid dhe tashmë te Paris Sën Zhermen, por argjentinasi ka ende rezerva për mënyrën sesi u trajtua në Spanjë. 

Në një prononcim për “Be In Sports”, mesfushori sulmues tashmë te kampionët e Francës nuk ka munguar të thumbojë galaktikët dhe presidentin Florentino Perez.

“Mendoja se pas asaj që kam dhënë në fushë, do të silleshin më mirë me mua. Pas fitores së trofeut të Ligës së Kampioneve ëndërroja që të qëndroja te Reali për shumë vjet, por më mirë që shkuan gjërat kështu. Pa mua në skuadër, Reali nuk ka fituar asgjë” tha Angel Di Maria.

Dëshira e mesfushorit për të qëndruar te skuadra merenges nuk ishte vënë në dyshim, por përballë shumës së madhe për blerjen e tij, dhe yjeve në skuadër, Perez vendosi kundër dëshirës së ekipit, që ta shiste. Ish futbollisti i Benfikës, cilëson presidentin si fajtorin kryesor për mungesën e trofeve, shkruan TopChannel.

“Reali nuk bëri mirë që më shiti, edhe pse tani sicc shkoi karriera ime, jam i lumtur në Paris. Njerëzit e klubit janë më të dashur me mua këtu dhe më vlerësojnë për atë që jap. Nuk jam penduar që zgjodha Parisin për më tepër që Reali nuk po fiton asgjë” tha Di Maria.